If this message is not displayed properly, click here please.

AL | DE

NEWSLETTER


Tetori Gjerman 2020: Perspektiva Europa  



Programi për tetorin aktual gjerman është online. Shkarkoni aplikacionin
„Tetori Gjerman“ dhe mos humbisni aktivitetet pranë jush!
 

Më shumë


“Mbi të vërtetën dhe gënjeshtrën në një kuptim ekstra-moral” nga Peter Stamer, performuar nga Frank Willems“ 

E enjte, 15/10/2020, ora 19:00
Tiranë, Pazari i Ri

"Pa Niçen nuk do të kishte mendim bashkëkohor, dhe për këtë arsye ndoshta as trup bashkëkohor." Unë e shkruaj këtë ndërsa ndjek provat ku kërcimtarët nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse shtyhen vetvetiu përtokë, shtyhen larg saj dhe stërvisin muskujt e tyre, mbajnë tendinat fleksibël. Niçe e bën pikërisht këtë. Ai shkruan kundër gravitetit të të menduarit dhe kështu stërvit muskujt e të menduarit, ai shkruan kundër plogështisë së mendimit dhe e vë atë në lëvizje. Fjalët e tij kanë peshë, mendimi i tij ka një trup. (Peter Stamer)

Më shumë

Filmi: "Tepër larg” nga Sarah Winkenstette (2018/19) 

e shtunë, 17.10.2020,
Goethe-Zentrum, Tiranë, ora 18:00

Një miqësi e lindur prej largimit nga vendlindja, shkaktuar nga dora e njeriut: Fshati, ku Beni njëmbëdhjetëvjeçar jeton së bashku me familjen e tij, duhet të zhvendoset për shkak të një miniere linjiti. Pas shpërnguljes në qytetin më të afërt ai njihet me bashkëmoshatarin Tarik, familja e të cilit është arratisur nga Siria. Përvoja e një fillimi të ri shumë shpejt i lidh ngushtë si në shkollë ashtu edhe në klubin e futbollit ata, që fillimisht ishin konkurrentë për njëri-tjetrin.
Goethe-Zentrum e prezanton këtë film të shfaqur në shumë festivale evropiane në kuadër të Tetorit Gjerman. I përshtatshëm për spektatorë/e të të gjtha moshave.

Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
regjistrimi:  info@goethe.al
Hyrja e lirë!
Më shumë

„Videoart at Midnight” 

E shtunë, 17.10.2020, ora 18:00
Shkodër, Arthouse

„Videoart at Midnight” është një projekt i themeluar në 2008 nga Olaf Stüber e Ivo Wessel. Çdo natë i dedikohet një artisti i cili prezanton punën e tij në kinemanë legjendare Babylon në Berlin. Ndër vite ky projekt ka prezantuar dhjetëra artistë që operojnë me gjuhën e videoartit.

Kjo përzgjedhje e realizuar nga Lek Gjeloshi përqendrohet në një vokacion citacionist që karakterizon të katër punimet, duke përshkuar sa muzikën, pikturën aq edhe gjuhën kinematografike.
Më shumë

Ekspozita „Pushteti i ndjenjave. Gjermani 19 | 19” 

Hapja: e hënë, 19/10/2020
Tiranë, Goethe-Zentrum Tiranë

Politika me sa duket po udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga ndjenjat. Ne jetojmë në një kohë tensioni të vazhdueshëm. Faktet vihen në pikepyetje nga të vërtetat e perceptuara në mënyrë intuitive. Radikalët e të gjitha kaheve po gjejnë gjithnjë e më shumë përkrahje me përgjigjet e tyre të thjeshta në lidhje me çështjet komplekse. Këtu gjen pikënisjen dhe ekspozita “Pushteti i ndjenjave. Gjermani 19 | 19 ” duke hedhur një vështrim historik dhe emocional përgjatë 100 viteve të fundit në Gjermani. Në zanafillë janë 20 emocione, të cilat i kanë dhënë formë 100 viteve të shkuara duke sfiduar me intensitetin e tyre politikën dhe shoqërinë e sotme.
Ekspozita do të shfaqet në mjediset e jashtme të Goethe-Zentrum për 2 javë duke nisur nga data 19 tetor nga e hëna deri të premten në orarin 9.00 – 20.00. Tekstet dhe videot e ekspozitës janë në gjuhën angleze.
Më shumë

AL | DE

NEWSLETTER

Deutscher Oktober 2020: Perspektive Europa  



Das Programm des diesjährigen Deutschen Oktobers ist online. Lade dir die App „Tetori Gjerman“ herunter und verpasse keine Veranstaltung in deiner Nähe!

 

Mehr

“On Truth and Lie in an Extra-Moral Sense“ by Peter Stamer, performed by Frank Frank Willems“ 

Donnerstag, 15.10.2020, 19.00 Uhr
Tirana, Pazari i Ri

„Ohne Nietzsche gäbe es kein zeitgenössisches Denken, und damit wohl auch keinen zeitgenössischen Körper.“ Ich schreibe das, während ich in einer Probe sitze, in welcher Tänzer nichts Anderes tun, als sich gegen den Boden zu stemmen, sich von ihm abzudrücken und so ihre Muskeln ausbilden, ihre Sehnen flexibel halten. Nietzsche macht genau das. Er schreibt gegen die Schwerkraft des Denkens an und trainiert so die Denkmuskeln, er schreibt gegen die Trägheit der Gedankenverhaftung an und bringt sie in Bewegung. Seine Wörter haben Gewicht, sein Denken - einen Körper. (Peter Stamer)

Mehr

Film: „Zu weit weg“ von Sarah Winkenstette (2018/19) 

Samstag, 17.10.2020, 18.00 Uhr.
Goethe-Zentrum, Tirana,

Eine Freundschaft, entstanden aus menschengemachtem Heimatverlust: Das Dorf, in dem der elfjährige Ben mit seiner Familie lebt, muss einem Braunkohletagebau weichen. Nach dem Umzug in die nächstgrößere Stadt trifft er auf den gleichaltrigen Tariq, dessen Familie aus Syrien geflüchtet ist. Die Erfahrung des Neuanfangs schweißt die beiden anfänglichen Konkurrenten in der Schule wie im Fußballverein schon bald zusammen.
Das Goethe-Zentrum präsentiert diesen Film, der auf mehreren europäischen Festivals gezeigt wurde, im Rahmen des Deutschen Oktober. Der Film ist Zuschauerinnen und Zuschauer jeden Alters geeignet.

Sprache: Deutsch mit albanischen Untertiteln
Anmeldung: info@goethe.al

Eintritt: frei

Mehr

„Videoart at Midnight”  

Samstag, 17/10/2020, 18:00 Uhr
Shkodra, Arthouse

"Videoart at Midnight" ist ein Projekt, das 2008 von Olaf Stüber und Ivo Wessel gegründet wurde. Jede Nacht ist einem Künstler gewidmet, der seine Arbeiten im legendären Babylon-Kino in Berlin präsentiert. Im Laufe der Jahre hat dieses Projekt Dutzende von Künstlerinnen und Künstlern vorgestellt, die mit der Sprache der Videokunst arbeiten.

Diese Auswahl von Lek Gjeloshi fokussiert auf filmische Zitate, die alle vier Werke charakterisieren. Sie durchdringt sowohl Musik als auch Malerei und Filmsprache.

Mehr

Ausstellung „Die Macht der Gefühle. Deutschland 19 | 19“ 

Eröffnung: Montag, 19.10.2020
Tirana, Goethe-Zentrum Tirana

Die Politik wird, so scheint es, zunehmend von Gefühlen bestimmt. Wir leben in Zeiten der Daueraufgeregtheit. Fakten werden durch gefühlte Wahrheiten infrage gestellt. Radikale aller Couleur finden mit einfachen Antworten auf komplexe Fragen immer mehr Zuspruch. Hier setzt die Ausstellung „Die Macht der Gefühle. Deutschland 19 | 19“ an, indem sie einen emotionsgeschichtlichen Blick auf die vergangenen 100 Jahre in Deutschland wirft. Sie nimmt heutige Erscheinungsformen von 20 Emotionen zum Ausgangspunkt, die die vergangenen 100 Jahre prägten und deren Intensität heute Politik und Gesellschaft herausfordert.
Die Ausstellung wird ab 19. Oktober für zwei Wochen im Innenhof des Goethe-Zentrums zu den Öffnungszeiten Montag bis Freitag 9 – 20 Uhr gezeigt. Die Texte und Videos der Ausstellung sind in englischer Sprache.
Mehr

If you don't want to receive any more messages (to: unknown@noemail.com) any longer, you can unsubscribe free of charge at any time.

 

Goethe Zentrum
info@goethe.al
Rruga Skenderbej nr 1
1001 Tirana
Albania

+355 42 24 55 10
info@goethe.al